NJOHURITË

BAZË

Teknologjitë digjitale kanë transformuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Ky transformim ka sjellë si nevojë të mësuarit dhe thellimin e njohurive tona mbi mënyrën se si të përdorim teknologjinë dhe internetin në mënyrë të përshtatshme dhe efektive. 

Interneti është një rrjet global me miliarda kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike. Me internetin, është e mundur të aksesosh pothuajse çdo informacion, të komunikosh me këdo tjetër në botë dhe të bësh shumë më tepër.

Sot, Interneti është një strukturë publike, bashkëpunuese dhe e vetë-qëndrueshme, e cila aksesohet nga qindra miliona njerëz në mbarë botën.

Në përgjithësi, interneti mund të përdoret për të komunikuar në distanca të mëdha ose të vogla, për të shkëmbyer informacion nga çdo vend në botë dhe për të aksesuar informacione ose përgjigje për pothuajse çdo pyetje në moment. Disa shembuj specifikë se si përdoret interneti përfshijnë: Media sociale dhe shkëmbimi i përmbajtjes; E-mail dhe forma të tjera të komunikimit, telefonia në internet, mesazhet e çastit, video-konferencat edukimin dhe vetë-përmirësimin përmes aksesit në programet e diplomave online.

Në përdorimin e internetit shpesh ndeshemi me koncepte të reja që mund të jenë të dëgjuara për ju, si ikona, google, motorr kërkimi (search), e-mail etj. Por kujt i referohen këto terma dhe çfarë nënkuptojnë?

 Çfarë është ikona?

Një ikonë është një paraqitje grafike e diçkaje, një personi ose një simboli. Kur shfaqen në ekranet e kompjuterit, ikonat janë fotografi të vogla që përfaqësojnë objekte ose programe. Psh. Ikona e google, tek e cila klikojme per te bere kerkime te ndryshme, apo ikona e facebook/Instagram etj. (Ndiqni videon për të kuptuar më shumë kujt i referohet ikona);

Çfarë është Google

Google është një motorr kërkimi në internet që mund të përdoret për të gjetur një sërë informacionesh, fotografishë, videosh, harta apo edhe vetëm përgjigje për pyetjen e adresuar etj.

Përfitimet dhe veçoritë kryesore të Google janë se:

  • Ekziston një kuti e thjeshtë kërkimi në të cilën mund të shkruani pyetjen tuaj.
  • Përgjigjet jepen pothuajse menjëherë. Ju mund të zgjidhni të kërkoni për faqe interneti, imazhe, lajme, harta dhe shumë më tepër. Ai do të bëjë sugjerime për terma alternativë kërkimi nëse shkruani gabim një fjalë ose emër.

Çfarë do të thotë motorr kërkimit? Si të bëjmë kërkime për të pasur akses në faqe të ndryshmë

Një motor kërkimi është një shërbim që u mundëson përdoruesve të internetit të kërkojnë informacione të ndryshme në internet, përmes shkrimit prej tyre të një fjale kyqe apo nje fjalie të shkurtër. Nëpërmjet një fjale kyqe apo fraze kyqe që ju mund të shkruani në këto motorrë kërkimi, ju ofrohet një listë me rezultate të përmbajtjes që ju kërkuat në formën e faqeve të internetit, imazheve, videove ose të dhëna të tjera në internet që përputhen me pyetjen tuaj.

Si të hapin një adresë E-maili;

Nëpërmjet vidjos, apo duke ju referuar hapave të mëposhtëm ju do të mund të mësoni se si të hapni një adresë emaili, i cili është po aq i rëndësishëm në përdormimin e internetit dhe aksesimin e portaleve te ndryshme të demokracisë digjitale.

Qëllimi kryesor i e-mailit është shkëmbimi i mesazheve dhe informacioneve/domumentave në mënyrë elektronike nga një përdorues kompjuteri te një ose më shumë marrës nëpërmjet internetit. Përveç kësaj, të paturit një adresë emaili është kthyer në domosdoshmëri në aksesimin e faqeve të ndryshme të internetit apo aplikacioneve të ndryshme.

Në vijim ju ftoj të ndiqni mënyrën se si mund të hapni një email.

  1. Fillimisht klikojmë në ikonën e majtë të kompjuterit ku shfaqet një dritare e vogël me katër katrore.
  2. Shkruajmë Google me ndihmën e tastierës, dhe shtypim butonin Enter që ndodhet në të djathtë të tastierës suaj.

ð Shpjegim: Hapat që duhet të ndjekim për të hapur një adresë të re në gmail

Hapim një dritare të re në Google (si në shpjegimin që bëmë më sipër), duke klikuar gmai.com në fushën përkatëse, pasi të na shfaqet dritarja më poshtë sipas shigjetës të treguar në foto bëjmë klik më butonin Enter nga tastiera ne Create account.

Do të shfaqën tre opsione si në foton më poshtë, zgjidhni opsionin e pare *For myself”.

Pas këtij hapi do të shfaqet një dritare ku kërkohet të plotësoni disa të dhëna për të hapur një adresë si: Emër, Mbiemër; një adresë që dëshironi ju të krijoni *duhet të përfshijë numra, shkronja ose simbole, jo më pak se 8 karaktere. Më pas vendosni një password të sigurt që e rishkruajmë përsëri në kuadratin ku lexon Confirm dhe japim komandën Next.

Më pas do të shfaqet një dritare që kërkon nr. tuaj të telefonit në mënyrë që të merrni një kod me sms, vendosni nr. tuaj të telefonit dhe do t’ju vij një kodi me sms.

Hapi i radhës dhe i fundit është tabela e mëposhtëm, ku kërkohet nr. juaj i tel, adresa opsionale e emalit *nuk është e domosdoshme të plotësohet, vendosni muajin, ditën dhe vitin e lindjes si dhe gjininë, më pas shtypni butonin Next. Lexoni Politikat e Privatësisë dhe në fund klikoni “I Agree”. Ju tashmë keni një adresë emal-i. * mbani mend passwordin ose shënojeni diku.

  1. Platformat e demokracise digjitale (Broshura + Video tutorial)
  2. Shmangia e keqinformimit dhe mbrojtja e te dhenave personale (Fletepalosje + video tutorial)
  3. Platforma e-demokracia (video promovuese+ video tutorial +teksti)

Platforma “e-demokracia” është një mekanizëm online (platformë dhe aplikacion celular), i cili ju mundëson të informoheni dhe të thelloni aftësitë digjitale në përdorimin e internetit dhe mekanizmave të demokracisë digjitale. Platforma dhe aplikacioni celular “e-demokracia” ofron:

  • informacionin e paketës së aftësimit teknologjik bazë në forma të ndryshme në varësi të grupit të synuar;
  • mbështetje individuale për qytetarët në rast nevoje lidhur me çështje të ndryshme të aksesit dhe përdorimit të platformave ekzistuese të e-demokracisë (forum i hapur diskutimi);
  • informacion të përmbledhur dhe të kuptueshëm për qytetarin (eEnabeling) mbi e-demokracinë, kërcënimet ndaj privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, keqinformimi etj.;
  • një përdorim të thjeshtëzuar të mekanizmit nga çdo qytetar (nuk kërkon njohuri të thelluara teknologjike apo aparate celularë dhe kompjuter të teknologjive më të reja);
  • lidhjen me mekanizmat ekzistues të e-demokracisë, në mënyrë që të mund të orientoheni lehtësisht në aksesimin e këtyre mekanizmave.

Kjo platformë online është dizenjuar me qëllim që të mund të aksesohet nga të gjithë qytetarët që kanë akses në internet, si dhe në një aplikacion për celularë iOS dhe Android i cili do të mund të aksesohet falas edhe offline për qytetarët që nuk kanë akses në internet. Aplikacioni celular përmban informacion si platforma online, si dhe garanton sigurinë e të dhënave të mbledhura. Mekanizmi është krijuar në formë të tillë që mund të jetë i kopjueshëm me qëllim aplikimin dhe përhapjen e tij në bashki të tjera.

Kjo platform shërben për t’i përcjellë qytetarëve nëpërmjet videove tutorial, njohuritë bazë të aksesit, kërkimit, përdorimit të internetit dhe të platformave ekzistuese të e-demokracisë të identifikuara, mbrojtjes së të dhënave personale, shmangien e keqinformimit/mashtrimit, asistimit në rast nevoje për identifikimin dhe përdorimin e mekanizmave të e-demokracisë etj.