DEMOKRACIA

DIGJITALE

DEMOKRACIA

DIGJITALE

Demokracia digjitale përfshin përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në mbështetje të proceseve demokratike, me në qëndër qytetarin.

Kur flasim për demokracinë digjitale kemi parasysh:

  • Përdorimi i teknologjive të votimit elektronik si shprehje e demokracisë pjesëmarrëse, psh. Nënshkrimi i peticioneve në mënyrë elektronike, pa patur nevojë të paraqiteni fizikisht;
  • Përdorimi i teknikave online për të treguar opinionin publik (si p.sh. nëpërmjet plotësimit të anketave/pyetësorëve të ndryshëm dhe sondazheve në internet, duke shprehur kështu mendimin tuaj për një çështje të caktuar);
  • Ndërtimi i komuniteteve online, në ndërmarrjen e nismave të përbashkëta për përmirësimin e komunitetit tuaj dhe adresimin e çështjeve të përbashkëta;
  • Përdorimi i hapësirave të diskutimit në faqet online (website) për të stimuluar diskutimin dhe debatin publik online, e cila ju mundëson të zhvilloni diskutime dhe komunikime me aktorë të ndryshëm si, përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore, organizata të shoqërisë civile, pjestarë të tjerë të komunitetit etj.