KOMPETENCAT
E FUSHËS
KOMPETENCAT
E FUSHËS
Teknologjia dhe bota e mjeteve digjitale
Përkufizohet TIK dhe sistemet teknologjike dhe analizojmë marrëdhëniet dhe ndikimin e tyre në zhvillimin individual, të shoqërisë dhe të mjedisit rrethues, gjithashtu zhvillojnë aftësitë e përdorimit fillestar të pajisjeve digjitale, njihen me pjesët përbërëse të tij, dhe e përdorin
kompjuterin/celularin për zhvillimin e kompetencës digjitale.
Ndikimi i platformave dixhitale në vitet e fundit prek të gjitha fushat dhe të gjitha llojet e organizatave: nga prodhimi te konsumi, nga partitë politike te lëvizjet sociale, nga biznesi te administrata publike, sindikatat, universitetet apo mediat masive. Sot, përmes teknologjisë, njerëzit mund të marrin pjesë aktive në procese publike dhe konsultim publik, që lidhen me aktivitete të caktuara.
Përpunimi digjital i të dhënave
Pjesëmarrësit përdorin mjetet digjitale për të mbledhur, analizuar, vlerësuar, përpunuar dhe raportuar informacione nga burime të ndryshme digjitale, të cilat janë në përshtatje me aftësitë dhe mundësitë (mosha, profesioni, njohuritë, arsimi, etj)
Komunikimi grafik/vizual
Pjesëmarrësit praktikohen me interpretime të thjeshta dhe teknike, si dhe përdorin mënyra të thjeshta të komunikimit grafik për të prezantuar ide dhe informacion. Metodologjitë e mësimdhënies duhet të përmbajnë metoda dhe teknika që nxisin përdorimin e TIK-ut, nxisin përdorimin për aftësimin praktik teknologjik.
Njohja me pajisjet dhe materialet teknologjike
Pjesëmarrësit familjarizohen të përdorin mjete teknologjike të llojeve të ndryshme, të njohin vetitë dhe përdorimet e tyre kryesore në sistemet teknologjike të sotme, dhe për më tepër në funksion të qëllimit të këtij trajnimi për aftësim teknologjik
Teknologjia dhe pjesëmarrja digjitale
Pjesëmarrësit njihen dhe analizojnë ndikimin e teknologjisë në veprimtarinë publike, si dhe në mënyrën e aksesimit të tyre planifikojnë e realizojnë shërbime të thjeshta (p.sh. përdorim faqe online, akses në informacion, plotësim formulary, pyetsorë, etj), me përdorimin e mjeteve teknologjike.
Etika dhe mbrojtja e të dhënave personale
Pjesëmarrësit njihen me rreziqet që vijnë nga përdorimi i faqeve të ëeb-it të cilat nuk ofrojnë siguri të lartë për ta, dhe nuk publikojnë të dhëna personale që cenojnë sigurinë e tyre personale.
